Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sapo ka mbërritur në Thumanë, zona e prekur nga tërmeti i rënë orët e para të mëngjesit këtë të martë.

Eskorta e presidentit Thaçi është parë më herët duke e kaluar tunelin e Kalimashit. Vizita e tij fillon me Thumanën, e cila është zona më e prekur nga tërmeti i djeshëm që la të paktën 27 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.

Bashkë me presidentin Thaçi është edhe komandanti i FSK, Rrahman Rama. Ndryshe, Shqipëria dje është goditur nga tërmet me fuqi 6.4 sipas shkallës Rihter, më i fuqishmi ky në 30 vjetët e fundit.

Top Channel