“Frozen 2” ka mbledhur 350 milionë dollarë në fundjavën e parë të tij nëpër kinematë e botës duke tejkaluar parashikimet dhe madje edhe debutimin e filmit origjinal. Në 2013, Elsa dhe Ana, me “Frozen 1”, mblodhën 93 milionë dollarë në pesë ditët e para në kinema.

Në total, filmi i parë “Frozen”, mblodhi 1.27 miliardë dollarë. Disney thotë se Frozen 2 ka shënuar një rekord të ri për fundjavën më fitimprurëse të hapjes për një film të animuar.

Kjo, duke patur parasysh edhe arkëtimet që u cilësuan marramendëse për risjelljen e “Mbretit Luan”, që mblodhi në fundjavën e parë të tij 269 milionë dollarë.

“Frozeni” i parë, që bazohet tek marrëdhënie e princeshë Elsës dhe motrës së saj Ana, bëri histori për sa i takon arkëtimeve duke u bërë filmi i animuar që mblodhi më shumë para. Pasuesi i tij këtë fundjavë, ka kryesuar klasifikimet në SHBA duke lënë pas edhe të tjera premiera, si Ford versus Ferrari apo “Beautiful Day in Neighborhood”.

“Frozen 2” u shfaq këtë fundjavë edhe në kinematë shqiptare, dhe sallat u mbushën plot.

Top Channel