Në ditën e sotme në studion e “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar is- kryetari i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Kristaq Kume.

Në studio u fol për nismën e Presidentit të Republikës Ilir Meta, si edhe reforma zgjedhore ishin dy nga çështjet që u folën në studio. Zoti Kume u shpreh se është pro referendumeve sidomos atyre lokale, pasi në Shqipëri nuk është bërë kurrë një e tillë.

“ Në Ligjin e Kodit Zgjedhorë që është hartuar në vitin 2003, nuk ka vënë dorë më askush. Është një ligj i cili pothuajse e pamundëson realizimin e iniciativave kushtetuese. Nëse i referohemi rastit konkret, supozojmë se jemi në kushtet kur arrihet të paraqitet një kërkesë të bëhet një referendum kushtetues sot nga 12 nismëtar pranohet nga KQZ, ecën sipas rrjedhës së parashikuar në ligj ky referendum, mund të realizohet vetëm në vitin 2021”, tha Kume.

Më tej ai shtoi:

“Nuk ka kohë praktike për tu bërë sepse kërkohet 20 ditë nga KQZ-ja për tu pajisur me fletë. Nëse kjo fillon sot nuk bëhet deri në mars të vitit 2020 referendumi do bëhet në 2021”.

Top Channel