Koncerti i Zeqir Sulkiqit në teatrin Skampa/ “Violina më shumë se unë”

24/11/2019 14:54

“Violina më shumë se unë” ishte koncerti i jashtëzakonshëm i violinistit të njohur elbasanas Zeqir Sulkuqi, i cili elektrizoi publikun në teatrin “Skampa”.

Një jetë në violinë, një jetë në skenë, por teksa feston 65 vjetorin, Zeqir Sulkuqi thotë se violina do të jetë aty edhe kur ai të mos jetë më, do të jetë ndër breza, do të jetë tek fëmijët e tij.

Një natë me plot emocione solli koncerti recital i Zeqir Sulkuqit ku nuk munguan edhe emra të mirënjohur të skenës shqiptare si Kastriot Tusha, Ulpiana Aliaj etj.

Teksa hedh një sy në karrierën e tij shumëvjeçare tashmë, Zeqir Sulkuqi thotë se është munduar të japë kontributin e tij për Elbasani dhe të gjithë vendin.

Është ruajtur ky event i rëndësishëm, për t’i akorduar violinistit të shquar Zeqir Sulkuqi titullin “Qytetar Nderi” i Elbasanit. Brohoritje, vlerësime dhe emocione përcolli spektatori i cili mbushi teatrin Skampa të Elbasanit.

Top Channel