Garë në kalldrëmet e Gjirokastrës, fitues shpallet Miridon Vllasaliu nga Kosova

24/11/2019 16:04

Një garë e pazakontë me biçikleta në malore u bë pjesë e aktiviteteve të fundjavës në Gjirokastër. Kanë qenë dhjetëra të rinj nga Shqipëria dhe trojet që u bënë pjesë e garës në një pistë sfiduese, siç janë kalldrëmet e pjerrëta në Gjirokastër.

Gara që zhvillohet për herë të parë përcolli emocione dhe adrenalinë.

Kreu i bashkisë Flamur Golemi tha se nën logjikën e pranisë së aktiviteteve përgjatë gjithë ditëve të vitit në Gjirokastër gjatë gjithë dimrit nuk do të mungojnë eventet dhe muzika.

Miridon Vllasaliu nga Kosova u shpall fitues i garës doënhill ndërsa stimuj u dhanë edhe për çiklistë te tjerë.

Përgjatë së shtunës përveç biçikletave, Princess Rally si dhe ekspozimi i koleksioneve te vjetra të mjeteve retro, mblodhën rreth vetes shumë vizitorë dhe qytetarë të Gjirokastrës.

Top Channel