Ndonëse në intervistat e saj të fundit Kiara Tito e ka theksuar se është ‘single’, nuk mund të mos përmendet marrëdhënia e saj me Butrint Imerin që nuk u shpjegua asnjëherë se si qëndronte vërtetë.

Në lojën “Këmbët në…” në “Shiko Kush LUAN”, Kiarës edhe pse pa përmendur emra ju bë një pyetje: “Marrëdhënien mes një këngëtari dhe një moderatoreje a mund ta prishë nëna e tij”? Ajo u përgjigj: “Jo nuk është e vërtetë, kjo varet nga situatat që krijohen por jo nga mamaja” – u shpreh Kiara duke mos dashur të shpjegojë më gjatë.

Ndonëse moderatorja e hodhi poshtë arsyen e ndarjes, gjithsesi përgjigja e saj na bëri të mendojmë se romanca mes Kiarës dhe Butrintit ka qenë e vërtetë.

Top Channel