Zbulohet kopshti i perimeve i Hitlerit në selinë e tij sekrete në Poloni

22/11/2019 12:24

Kopshti i fshehtë i perimeve HITLER është zbuluar në selinë e tij famëkeqe “Wolf’s Lair” në Poloninë moderne.

Ky është bunkeri më kryesor i përforcuar ku Adolf Hitler e kaloi pjesën më të madhe të kohës në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore, por ajo u braktis dhe u shkatërrua pjesërisht në 1945 përpara se forcat sovjetike ta zbulonin.

Kopshti u zbulua gjatë gërmimeve për ndërtimin e një parku të quajtur Mazurolandia. Zbuluesit e këtij kopshti u shprehën: “Ne zbuluam Kopshtin e Hitlerit në Zonën e 4-të të Varrës së Ujkut”.

Gërmimet filluan këtë verë dhe u përfshinë ekspertë të Muzeut Ushtarak Mazurian të cilët filluan hetimet. Kopshti thuhet se u gjet rreth 2.953 metra larg bunkerit të Hitlerit.

Gërmimet zbuluan themelet e shtëpisë së një kopshtari, dy sera dhe një dhomë bojleri nëntokësor.

Kjo dhomë mendohet se ka siguruar mjedisin e duhur për rritjen e produkteve të freskëta gjatë gjithë vitit. Qelqe dhe qeramika u gjetën si artifakte nga koha e luftës.

Hitleri ishte vegjetarian dhe ishte shumë paranojak për t’u helmuar, prandaj kopshti i perimeve ishte ndoshta shumë i rëndësishëm për të.

Një numër i testuesëve të ushqimit punuan në Wolf’s Lair në mënyrë që ata të mund të provonin ushqimet e Hitlerit para se ai t’i provonte.

Një nga shijuesit e ushqimeve, Margot Woelk, është shprehur më parë për Associated Press: “Ushqimi ishte i shijshëm, përgatiteshe vetëm me perime të freskëta dhe silësore. Në një anë të pjatës së perimeve kishte dhe oriz ose makarona.

Woelk ishte një nga 15 gratë e reja që u detyruan të provonte ushqimin e Hitlerit në Wolf’s Lair.

Ky bunker ka qenë edhe vendodhja e një përpjekje të pasukseshsme për të vrarë diktatorin në vitin 1944. Koloneli i besuar Claus von Stauffenberg shpërtheu një bombë në një sallë konferencash atje, por Hitleri mbijetoi.

Pothuajse 5,000 njerëz u ekzekutuan për shkak të përpjekjes së dështuar, përfshirë von Stauffenberg.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel