Pak ditë më parë ka qarkulluar në disa portale një lajm për një video kompromentuese që thuhej se kishte si protagonist pikërisht ambasadorin Luigi Soreca dhe zv ministren e Brendshme, Romina Kuko.

Menjëherë portalet nxituan të gjenin foto nga aktivitet e Sorecas dhe Kukos si për t’i fryrë më shumë zjarrit.

Por pak më herët vetë Kuko ka thyer heshtjen me një deklaratë publike ku thotë “Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”, shkruan zv.ministrja në rrjetin social Twitter.

E gjithë kjo vjen pasi në fillim të kësaj jave shpërtheu konflikti mes presidencës dhe kryetarit të KED, për gjykatën kushtetuese, dhe më pas Meta akuzoi disa ambasadorë si shërbyes të Ramës. Vetë zëdhënësi i Presidenti tha se do kishte video përvëluese.

Pas kësaj u nxitua aq shumë për atë se çfarë do të përmbante vidoja në fjalë sa u arrit deri në pikën se videoja mund të ishte intime.

Top Channel