Kërkoi që në fillim të mbrëmjes një takim me shefin. Kishte për t’i shprehur një dëshirë: të kalonte nga skuadra e vajzave sepse atje do ta ndjente veten më mirë.

Shefi djall e dëgjoi, e akuzoi si tradhëtar, e provokoi dhe i vuri një kusht. Që t’i plotësohej kjo dëshirë ai duhet të kryente më parë një mision: t’u hidhte kripë djemve në gatimet e tyre.

Ndërsa Rezarti ishte në mëdyshjet e tij të para, ta pranonte këtë intrigë që po i propozonte shefi, ky i fundit i mëshoi edhe më shumë faktit se ai tashmë quhet një tradhëtar, që kërkon t’i braktisë shokët në mes të garës e të shkojë t’ju japë pikë skuadrës së vajzave. Kështu që s’kishte pse ta kishte kaq të pamundur të pranonte edhe këtë mision. Në fund Rezarti pranoi.

Iu desh të përpiqej shumë por në fund ia doli. Ua prishi disa herë gatimet djemve e si shpërblim për tradhëtinë e tij, shefi e kaloi tek skuadra e vajzave. Çdo tradhëti e ka një çmim!

Gjithashtu edhe Selmani ka kaluar në skuadrën tjetër, atë të djemve, në fund të mbrëmjes së sotme. Skuadra më e dobët është shpallur ajo e kuqe. Si rrjedhojë në nominim kanë dalë dy vajza: Albina dhe Livia. Kjo e fundit është eliminuar duke mbyllur kështu rrugëtimin e saj në Hell’s Kitchen!

FOTO GALERI
2/3

Top Channel