Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa po zhvillon një takim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti nuk është parë duke hyrë, por thuhet se është brenda. Në orën 15:00 ka filluar takimi mes dy liderëve të partive, të cilat po synojnë të formojnë qeverinë e re. Duke mos i mohuar diskutimet për emërimin e presidentit pas dy viteve, Kurti tha se fokusi i diskutimeve duhet të jetë tek karriget e zbrazëta, si kryeministri dhe kryetarit të Kuvendit që kanë mbetur pa përfaqësues.

Kandidati për kryeministër paralajmëroi se me LDK-në duhet të përshpejtojnë drejt formimit të qeverisë sepse brenda disa ditësh pritet edhe certifikimi i rezultateve dhe brenda 30 ditësh do të ftohet edhe seanca nga presidenti. Kurti edhe një herë është shprehur i vendosur për të mos përfshirë në koalicion Listën Serbe.

Për detaje të mëtejshme ndiqni lidhjen live me korrespondenten tonë në Prishtinë, Alberta Hashani.

Top Channel