Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin e Rubikut, në vendin e quajtur “Rreth i Epërm” Mirditë.

Mësohet se rrugës për në Rubik, persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar fizikisht Federik Lekën, 26 vjeç dhe më pas e kanë qëlluar me dy plumba, një në shpatull dhe një tjetër në këmbë.

Leka është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel