Në testet e para u vranë 7 persona, Putin: Po perfeksionojmë armën misterioze

22/11/2019 19:13

Presidenti rus, Vladimir Putin premtoi se Rusia do të perfeksionojë armën misterioze e cila në 8 gusht shkaktoi një shpërthim në një poligon ushtarak në verilindje të Rusisë. Nga shpërthimi mbetën të vrarë dy ushtarë dhe pesë inxhinierë bërthamorë, si dhe u rrit niveli i radioaktivitetit në zonë për një periudhë të shkurtër.

Lajmi është raportuar nga BBC. Presidenti rus e bëri këtë deklaratë gjatë takimit me familjarët e viktimave duke shtuar se është një armë e pakrahasueshme me asgjë tjetër në botë.

Top Channel