Në radhë për pasaportën në Librazhd/ Vetëm një zyrë aplikimi për të gjithë bashkinë

22/11/2019 15:22

Rinovimi i dokumentave të identifikimit ka krijuar radhë të gjata në zyrat e gjendjes civile në Librazhd.

Aleat këtu punon vetëm me një sportel duke bërë që banorët që vijnë edhe nga fshatra të largët të qëndrojnë në radhë me ditë të tëra për të rivonuar dokumentat e identifikimit apo qoftë edhe për të marrë dokumentat pas daljes së tyre. Të gjitha procedurat kryhen vetëm me një sportel.

Mbarimi i afatit të dokumentave të identifikimit ka krijuar dyndje në zyrat e aplikimeve, sidomos nga emigrantët, por edhe nga qytetarë të tjerë, të cilët pas mbarimit të këtij afati, nuk do të mund të marrin shërbime në asnjë zyrë të shtetit.

Bruna Kercuku

Top Channel