Shkencëtarët e NASA-s në Arktik kanë testuar një Rover të ri nënujor, që ata besojnë se mund t’i ndihmojë për kërkimin e gjurmëve të jetës në hënën pjesërisht të ngrirë të Jupiterit, Europa, dhe përtej saj.

I quajtur Buoyant Rover për eksplorimin nënujor, mjeti po testohet nën sipërfaqe në stacionin australian të kërkimeve Casey, në Arktik.

Shkencëtarët e NASA-s janë veçanërisht të interesuar të përdorin Roverin për të kërkuar në rajonet që ata i konsiderojnë si ndërfaqe ose zona ku akulli dhe lëngu bëhen bashkë. Shtresat e akujve në hënën e Jupiterit, Europa, kanë një trashësi të madhe krahasuar me akullin në Arktik.

Misioni i ardhshëm i NASA-s në Jupiter është i planifikuar për në 2025 kur Kliperi Europa do të lancohet me qëllim që të sigurojë të dhëna dhe imazhe nga planeti dhe hëna e tij orbituese.

 

Top Channel