Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit me Albin Kurtin, ka thënë se nuk kanë diskutuar për postin e presidentit dhe as për ndarjen e ministrive.

Sipas tij, në këtë takim kanë diskutuar vetëm për sfidat që do t’i kenë gjatë 4-vjeçarit.

I pyetur se a synon postin e presidentit, Mustafa nuk është përgjigjur. Ndërsa, ka shtuar se i takon partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje që të ketë takimet me Listën Serbe.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se janë pajtuar që një orë pas certifikimit të rezultateve, do të takohen për ta kryer për 72 orë marrëveshjen.

Ndërkohë, njoftoi se do të vazhdojnë takimet me grupet punuese për harmonizimin e programit.

Top Channel