Kryetarja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer ofroi të heqë dorë nga posti i saj nëse nuk ka mbështetjen e partisë së vet.

Kongresi i CDU-së këtë vit vjen në mesin e një luhatjeje të ndjeshme të përkrahjes për forcën politike po lufton për të ardhmen e saj pas Merkelit. Kramp-Karrenbauer e pranoi se kristiandemokratët kanë pasur një vit të vështirë. Në fjalimin ku paraqiti vizionin e vet mbi të ardhmen e partisë së përballur veç rrudhjes së mbështetjes në radhët në sondazhe, edhe me rezultate të dobëta ne zgjedhjet rajonale, pasuesja e Merkelit u tregua e hapur me pjesëmarrësit në konferencë.

“Nëse ju mendoni se Gjermania që unë dua nuk është ajo që dëshironi ju, atëherë them ta mbyllim me kaq. Këtu, tani, sot. Por nëse jeni të mendimit se duhet ta përshkojmë bashkë këtë rrugë, atëherë hajdeni të përveshim mëngët dhe të fillojmë”, tha Karrenbauer.

Ajo shënjestroi më tej rivalin Friedrich Merz dhe disa kritikë të tjerë e tha se shënjestrimi i qeverisë së Merkelit, me pretendimin se po bën cdo gjë gabim, nuk është aspak një strategji e mirë fushate. Kristiademokratët gjermane e gjejnë veten në udhëkryq ndërsa janë duke u përgatitur për një të ardhme pa Merkelin, e cila nuk do të kandidojë për rizgjedhje kur t`I përfundojë mandati në vitin 2021. Kryetarja aktuale e partisë, Kramp-Karrenbauer është parë si pasardhëse e mundshme e saj si kancelare, por anketimet e fundit kanë treguar një tkurrje të ndjeshme të mbështetjes për të edhe brenda vetë partisë së saj.

Irida Vasia

Top Channel