Ish trajneri i Juventusit zyrtarizohet në krye të stolit të Dinamos

22/11/2019 18:39

Me anë të një statusi në “Facebook”, ekipi i Dinamos ka zyrtarizuar trajnerin më të ri të ekipit.

Tekniku i ri i kryeqytetasve është italiani Fabrizio Cammarata. Cammarata ka përfaqësuar fanellat e Juventusit, Veroans dhe Pescaras në kampionatin Italian. Ai e merr drejtimin e ekipit pas shkarkimit të bashkatdhetarit të tij Manzoni.

Rezultatet negative të ish teknikut me ekipin e 18 herë kampioneve të Shqipërisë, detyruan drejtuesit e klubit që ta shkarkojnë atë dhe ta zëvendësojnë me një tjetër teknik Italian. Drejtuesit e klubit të Dinamos ndihen shumë entuziast në lidhje me trajnerin e ri, duke shpresuar që 44 vjeçari ta dërgojë ekipin në rrugën e fitoreve dhe të tentojnë të ngjiten në “Superligë”, të cilës i mungojnë prej vitesh.

“Fabrizio Cammarata është trajneri i ri i Dinamos.

Tekniku 44-vjeçar italian, ka nënshkruar dje në mbrëmje kontratën që e bën pjesë të bluve, për të vazhduar detyrën që la bashkëatdhetari i tij, ish-tekniku Manzoni.
Ish-bomberi i Hellas Verona dhe i Pescaras, do të jetë në krye të stolit Dinamovit që nga ndeshja e nesërme ndaj ekipit të Veleçikut dhe do të tentojë ta nisë me fitore këtë detyre në krye të 18 herë kampionëve të Shqipërisë”, shkruhet në postim.

Top Channel