Flamuj shqiptar në rrugët e Amerikës, Bebe Rexha na bën krenarë të gjithëve

22/11/2019 21:27

Bebe Rexha është një nga personazhet më të famshëm me origjinë shqiptare.

Ajo është konsideruar si një nga këngëtaret më të rëndësishme në Amerikë dhe këngët e kënduara prej saj janë kthyer në hite.

Edhe pse ka vite në Amerikë ajo gjithmonë është shprehur krenare për prejardhjen e saj dhe këtë gjë e ka deklaruar shpesh herë në deklaratat e saj në media.

Ditën e sotme në llogarinë e saj në “Instagram” që ndiqet nga miliona njekës Bebe ka postuar një video ku valëviteshin disa flamuj kombëtar shqiptar në rrugët e Amerikës. Ajo dëgjohet në video që thotë “Wowww, sa bukur”, ndërsa në sfond të videos ka vendosur edhe një emoji të flamurit shqiptar. Padyshim që ky veprim i Bebe Rexhës na bën krenarë të gjithëve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel