Është inauguruar në Vlorë, Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri.

Ceremonia është zhvilluar pranë Konsullatës së Përgjithshme të Vlorës edhe në kuadër të edicionit të 4 –t të Javës së Kuzhinës Italiane në Shqipëri.

“Kjo zyrë do jetë një pikë kontakti për të gjithë sipërmarrësit italianë që dëshirojnë të investojnë ose që kanë investuar në jug të vendit; të identifikojë mundësi biznesi për kompanitë shqiptare në tregun italian si dhe për të bërë të mundur një shtrirje më të gjerë në vend”, u shpreh Luana Micheli konsulle,Vlorë.

Më tej shtoi:

“Qëllimi është dhe krijimi i kontakteve me autoritetet lokale për çdo çështje administrative, fiskale dhe doganore. Ndër objektivat priorotare të Dhomës është krijimi i një klime të favorshme për biznesin italian, tërheqja e investimeve italiane në Shqipëri dhe promovimi i imazhit të biznesit shqiptar në Itali.”

Ceremonia ka vijuar me një darke  me temë “Dieta mesdhetare  nga Italia në Shqipëri ,Udhëtim nëpër aromat e Cilentos “, nën kujdesin e Insitutit Ancel Keys.

 

Top Channel