Conte befason me deklaratën/ Sa më pak seks, qëndroni poshtë partneres

22/11/2019 16:34

Interi i Antonio Contes ka kaluar në një nivel tjetër, tashmë nuk është më ajo skuadra e brishtë që mund të ndalej lehtësisht, por është një ndër pretendentët kryesor, ose i vetmi që mund të thyejë hemegjoninë e Juventus.

Tekniku Italian njihet për ligjet e rrepta që vendos. Këtë radhë ka shkuar shumë larg ku u ka kërkuar lojtarëve që të kenë sa më pak raporte seksuale me partneret dhe të lodhen sa më pak.

Një një intervistë për Equipe ai është shprehur:

Seksi për lojtarët? Sa më pak. Në periudhë ndeshjesh, raportet seksuale nuk duhet të zgjasin shumë. Duhet që të ketë sforco minimale. Kështu, i bie që të rrinë poshtë partneres që të mos lodhen.

Top Channel