Çifti filmohet në mes të parkut duke kryer marrëdhënie seksuale

22/11/2019 16:51

Një çift janë kapur në kamer teksa bënin seks në një park teksa vendi është përfshirë nga një vale nxehtësie rekord.

Dyshja u filmuan në mes të ditës në Langley Park, në Perth, në një park publik ku shikohet qartë që ka edhe njerëz.

Video është filmuar nga dritarja e zyrave që ndodhen atë pranë parkut.

Dyshja ndaluan vetëm kur u ndërprenë nga një qen, dhe u panë më vonë duke ledhatuar kafshën dhe duke biseduar me pronarin e qenit.

Pamjet janë ndarë më shumë se 2,000 herë dhe kanë arritur më shumë se 85,000 shikime, me përdoruesit e mediave sociale duke reaguar me një përzierje humori dhe tmerri.

“Instinktet e kafshëve janë të forta, fluturat bëjnë dashuri në një gjethe, zogjtë në një pemë …. njerëzit në një park”, shkruan një komentues.

“Me sa duket dje ishte dita për seks në natyrë”, shkruan një tjetër.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel