Barça kërkon zëvendësues, por Suarez i premton besnikëri klubit dhe nuk e mendon largimin

22/11/2019 22:12

Luis Suarez është një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës. Uruguaiani jo pak herë e ka ndihmuar ekipin me golat e tij dhe ka vendosur sfida mjaft të rëndësishme.

Barcelona prej kohësh është vendosur në kërkim të një profili të duhur për ta zëvendësuar sulmuesin i cili për pak muaj do të mbushë 33 vjeç. Por Luis ende e ndien veten të rëndësishëm dhe të aftë të shënojë shumë gola dhe të ndihmojë ekipin.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe në një intervistë të dhënë për një nga mediat në Spanjë.

“Ndihem shumë i lumtur në Barcelonë pasi të gjithë më duan. Kam një kontratë deri në vitin 2021, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Ndihem komod pasi në klub më vlerësojnë shumë dhe besojnë tek cilësitë e mia. Jam në skuadrën më të mirë në botë, në atë skuadër që gjithmonë kam ëndërruar për të luajtur. Familja ime është e lumtur dhe dua të qëndroj sa më gjatë tek Barcelona”, theksoi Suarez.

Top Channel