Albin Kurti në Open deklaroi se me qeverinë e re duhet të ketë edhe një president të ri. Ai sqaroi se Thaçi në mos do të shkarkohet duhet të japë dorëheqjen.

Për pjesëmarrjen në takimin e Durrësit, Kurti tha se duhet të pyes kabinetin e ri qeveritar si edhe biznesin, por ai personalisht është kundër Shengenit Ballkanik.

Kurti sqaroi se do t’i japë fryme të lirë 200 prokurorëve kosovarë për të luftuar korrupsionin dhe arrestimin e oligarkëve.

Ndërsa për zyrtarët e korruptuar ai tha se mund tu marrë të ardhurat e tepërta ashtu siç ndodh në çdo vend europian.

Top Channel