Shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit më 28 Nëntor vendosen në Drenas

21/11/2019 11:16

Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten, me 28 Nëntor, do bëjnë zbulimin e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.

Vendosja e shtatoreve të heronjve Jashari do të bëhet në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, duke filluar nga ora 12:00, me ç’rast do të ketë edhe program artistik.

Po ashtu, për nder të festës së 28 Nëntorit dhe zbulimit të shtatoreve, do të mbahet seancë e përbashkët solmne e Komunës së Drenasit dhe Skënderajt.

Ftohen qytetarët dhe mediat që të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre në shënimin e kësaj ngjarje.

Të bashkëngjitur e gjeni edhe agjendën për këtë ditë.

Top Channel