Një filxhan urinë dhe një banjo e akullt bëjnë mrekulli për trupin sipas Madonnës, por ja ç’thonë specialistët!

21/11/2019 18:07

Postimi i fundit i Madonnës dukë bërë banjo të akullt e më pas duke kthyer një filxhan që sipas saj përmban urinën e vet, ka bërë lëmsh gjithë rrjetin.

Mbretëresha e muzikës pop e postoi vetë videon në rrjetet sociale, duke ua sugjeruar të gjithë ndjekësve këtë trajtim, i cili supozohet se u bën mirë muskujve dhe lëkurës.

Mirëpo të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, dermatologia Erjona Shehu dhe dietologia Matina Çobo, e quajtën të gjithën një çmenduri, duke theksuar se nuk ka asnjë studim shkencor që të vërtetojë se konsumi i urinës ka benefite për shëndetin.

Top Channel