Lazio do Kumbullën/ Verona i kërkon 15-20 milionë euro

21/11/2019 13:49

Marash Kumbulla po përjeton një sezon vërtet të jashtëzakonshëm duke tërhequr vëmendjen e klubeve më me emër në Serinë A siç është Lazio.

Skuadra romane që si drejtor Sportiv ka Igli Taren është vënë prej kohësh në ndjekje të mbrojtësit të talentuar të kombëtares shqiptare dhe do të tentojë blerjen e tij në muajt e vetës. Sipas medias italiane, Verona kërkon të paktën 15-20 milionë Euro për mbrojtësin 19 vjecar shqiptar, por raportet me Lazion janë shumë të mira, gjë që e tregon edhe operacioni Caceres, kështu që arritja e një marrëveshjeje për transferimin e Kumbullës në kryeqytetin italian është mëse e mundur.

Nëse kjo lëvizje do të bëhet realitet, Kumbulla do të gjejë te Lazio një tjetër futbollist të kombëtares, Thomas Strakosha që është një titullar i padiskutueshëm te bardhekaltrit.

Top Channel