ECHR dënon Rusinë për bllokimin e azilkërkuesve në aeroportin rus

21/11/2019 20:57

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR), deklaroi se Rusia kishte shkelur të drejtat e katër azilkërkuesve, të cilët kishin mbetur të bllokuar në një zonë tranziti të një aeroporti të Moskës, për muaj me radhë.

Azilkërkuesit, nga Iraku, Palestina, Somalia dhe Siria, kaluan rreth një vit duke fjetur në dyshekë, në dyshemenë e aeroportit “Sheremetyevo”, ndërmjet viteve 2015 dhe 2017. Gjykata me qendër në Strasburg theksoi se të katërt ishin privuar nga liria për një periudhë të gjatë, pa bazë ligjore dhe procesi i kërkesave të tyre për azil kishte qenë tepër i ngadaltë.

Kushtet e tyre të jetesës ishin një trajtim poshtërues, pasi u duhej të flinin në dysheme në një zonë të mbushur me njerëz dhe të zhurmshme, pa dush, ambiente gatimi ose aktivitete në natyrë.

ECHR urdhëroi Rusinë të paguajë 20000 euro kompensim secilit prej azilkërkuesve irakian dhe sirian, 15000 euro për palestinezin dhe 26000 euro për atë nga Somalia.

Top Channel