Çupi në Top Talk: Rama “fshesari” që do t’i pastrojë të gjithë dhe në fund do të ikë edhe vetë

21/11/2019 17:18

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk” ishte analisti Frrok Çupi, i cili kreu një analizë dhe pasqyrim të situatës politike në vend.

I pyetur se çfarë po ndodh në skenën politike në Shqipëri, përse Ilir Meta është protagonisti kryesor, që duket sikur është ai lideri i opozitës; Çupi tha:

“Ilir Meta këtë po kërkon, të bëhet faktori kryesor në vend. Duke qenë nga një i korruptuar në total të kthehet në një… mendojeni vetë, ndëshkueshmëria në këtë vend do ishte zero; domethënë gropa jonë do të ishte e hapur. Por as Ilir Meta dhe as Edi Rama nuk e kanë problemin me Edi Ramën , kjo është një fasadë, një mashtrim. Me Edi Ramën e kanë sepse e kanë me Amerikën , sepse Edi Rama është qeveria, është fronti që është zgjedhur për të ndihmuar tërë procesin e dekriminalizimit të këtij vendi. Edi Rama është thjesht fshesari i shtëpisë  që do t’i fshijë të gjithë këta dhe ditën e fundit do largohet për vete, sigurisht. Unë nuk po them se do jetojë Edi Rama nëse ka gabuar, por këta janë hapur-hapur antiamerikanë.”

Top Channel