Aktori Brad Pitt është parë në shoqërinë e një kolege të re, Ali Shawkat.

Kjo ka nxitur spekulime se aktori i Hollywoodit më në fund kishte gjetur personin e duhur. Megjithatë, burime pranë tij thonë se ata janë ekskluzivisht miq.Ende nuk dihet se ku u janë takuar 25-vjeçarja dhe aktori i njohur, por së bashku ata vizituan një ekspozitë në Galerinë Wilding Cran në Los Anxhelos, dhe kjo u postua në Instagram.

“Faleminderit Brad Pitt që na bashkoi. Ishte kënaqësi t’ju takoja me mikun tim dhe artistin e madh Martin Werthmann (ju lutemi shikoni veprën e tij)”, shkruan Meral Melika Duran.

Pas shfaqjes, Brad dhe Ali u panë gjithashtu në darkë, dhe muajin e kaluar ata ndoqën shoun e komedianit Mike Birbigli dhe bënë fotografi prapa skenave së bashku.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel