Arsyeja pse Kylie shiti pjesën më të madhe të kompanisë së saj

21/11/2019 11:27

Të hënën, firma e bukurisë “Coty Inc.” lajmëroi se do të paguante 600 milionë dollarë për 51% të kompanisë “Kylie Cosmetics”, marrëveshje për të cilën miliarderja 22 vjeçare ra dakort, por duke vazhduar të drejtojë të gjithë veprimtaritë kreative për produktet dhe iniciativat komunikuese.

Ky lajm “shokoi” të gjithë fansat e Jenner duke lënë të mendohej se ylli i reality show do të hiqte dorë nga gjithçka që kishte ndërtuar vetë.

Por nuk është ashtu siç duket. Kris Jenner tha për CNBC se Kylie do të vazhdojë ta zhvillojë kompaninë pavarësisht se shiti më shumë se gjysmën e saj, e se do të qëndrojë në biznes deri në fund të jetës, madje t’ia trashëgojë atë edhe të voglës Stormi.

“Aty është pasioni i saj dhe zgjodhi një partner në kompani pasi është ëndrra e saj të ndërtojë një perandori të vërtetë bukurie e të zgjerojë kategori të cilat nuk i ka prekur as në sipërfaqe. Ajo është shumë e emocionuar që do të punojë me Coty,” siguron mamaja e sipërmarrëses.

FOTO GALERI
1/43

Top Channel