Manchester United është duke konsideruar mundësinë për të transferuar sulmuesin e Romës, Edin Dzeko.

“Djajtë e Kuq” po dëshirojnë një qendërsulmues, pasi Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez u larguan gjatë afatit veror tek Interi.

Nga ana tjetër, Dzeko nuk është i kënaqur me gjigantin italian dhe kërkon largimin në afatin dimëror.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, pos Dzekos po tregon interesim edhe për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.

United për momentin është në vendin e shtatë në tabelë me 16 pikë, 18 më pak se lideri Liverpool

Top Channel