Ish-trajneri i Tottenham, Harry Redknapp ka këshilluar Jose Mourinhon për të blerë sulmuesin e Real Madrid.

Gareth Bale më herët ka luajtur në Tottenham para se të transferohej te “Los blancos” për 100 milionë euro.

Ai ka thënë se futbollisti uellsian do të ishte sulmuesi i duhur për teknikun portugez, transmeton KosovaPress.

“Mund të ndodhë. Do të ishte transferim i madh për klubin. Sapo të bënte këtë gjë, fansat do ta donin. Do të ishte e mrekullueshme”, deklaroi ai.

Bale edhe më herët ka qenë i përfolur për një kalim të mundshëm në “Old Trafford” kur Mourinho ishte në krye.

Top Channel