Ramush Haradinaj nuk do të jetë më Kryeministër i Kosovës dhe kjo tashmë dihet prej kohësh.

Teksa po pret që vendin e tij të ja lirojë Albin Kurtit, Haradinaj ka vendosur që 28 nëntorin ta shpallë festë zyrtare në Kosovë.

Haradinaj shkruan:

Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

Top Channel