Mourinho është zyrtarisht trajneri i dytë më i paguar në kampionatin anglez.

Dje tekniku portugez mori stolin e Tottenhamit, pasi klubi shkarkoi Mauricio Pochettinon. Mourinho, i cili ka fituar 25 trofe në karrierën e tij do të fitojë 15 milionë euro brenda një sezoni.

Në vend të parë është rivali i tij Pep Guardiola, i cili fiton 20 milionë euro në sezon te kampioni i Anglisë. Tekniku portugez ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Spurs.

Top Channel