Meta konsultohet me Berishën/ Ish kryeministri flet për shpërndarje të Kuvendit

20/11/2019 15:15

Ilir Meta dobësinë për Sali Berishën e përforcoi me pritjen prej malësori duke lënë mënjanë protokollin zyrtar.

Meta: I bëra pritje malësori

Berisha nuk ishte përfshirë shumë në përplasjen për Kushtetuesen deri ditën kur Meta e thirri në takim në  tagrin e ish-presidentit. Berisha i doli  menjëherë në krah ish aleatit të tij.

Edi Rama  këmbënguli në Parlament  se procesi ka bekimin e ndërkobmëtarëve, por për Berishën kushtetuta është e shqiptarëve dhe jo të huajve. Nëse do ishte në vendin e Ilir Metës parlamenti  do ishte shpërndarë me kohë.

Sali Berisha nuk do te jete ish presidenti i fundit me te cilin Meta do konsultohet para vendimmarrjeve të rëndësishme  te paralajmëruar nga presidenca. Pasdite axhenda vijon me përfaqësues të shoqërisë civile, mes tyre fondacioni Soros.

Top Channel