Manchester United ka bërë gati ofertën e re për mesfushorin e Sporting CP, Bruno Fernandes.

Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” kanë bërë gati 57 milionë euro për portugezin dhe dëshirojnë ta transferojnë në afatin e janarit.

Nga ana tjetër, edhe klubi portugez ka probleme financiare dhe dëshiron shitjen e lojtarit, transmeton KosovaPress.

Gjithashtu portugezi këtë javë ka deklaruar se ndihet i lumtur në Sporting, mirëpo dëshiron një sfidë të re.

25-vjeçari këtë sezon ka luajtur 10 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola

Top Channel