Mbrojtësi i Bayern Munich, Joshua Kimmich ka thënë se ish-trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino është trajner i mrekullueshëm.

Pochettino dje u shkarkua nga stoli i Tottenham, derisa në vendin e tij u emërua ish-trajneri i disa gjigantëve evropian Jose Mourinho.

Shkarkimi i tij ka nxitur spekulime lidhur me të ardhmen e tij, e cila po mendohet të jetë te Bayern Munich, pasi për momentin gjiganti gjerman është pa trajner.

Futbollisti gjerman ka thënë se nuk e di nëse tekniku argjentinas është opsion, mirëpo është trajner i mrekullueshëm, transmeton KosovaPress.

“Nuk e di nëse është kandidat. Mund të them se Tottenham ka qenë duke luftuar për vendin e parë në katër vjetët e fundit, kanë skuadër brilante. Është trajner i mirë, por nuk e di nëse është opsion për ne”, deklaroi ai.

Bayern për momentin është në vendin e tretë në tabelë me 21 pikë, katër më pak se lideri Borussia Monchengladbach.

Top Channel