Itali/ Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, 2 të vdekur dhe 3 të zhdukur

20/11/2019 20:07

Gazeta italiane “La Republica” ka raportuar se të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në Sicili, Itali.

Lajmi është bërë i ditur nga shërbimet lokale të emergjencës, sipas të cilave trupat e tre personave janë nxjerrë nga depoja dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që bëhet me dije se një nga viktimat ishte gruaja e pronarit të fabrikës së fishekzjarrëve.

Top Channel