Inter dhe Milan janë duke garuar me njeri-tjetrin për të transferuar mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Kosovari pritet të largohet nga “Emirates Stadium” gjatë afatit dimëror pasi ka humbur besimin e trajnerit dhe ka spekulime që nuk do të luajë më për “topçinjtë”.

Xhaka shau fansat në ndeshjen ndaj Crystal Palace dhe që nga ai moment nuk ka luajtur në fanellën e Arsenali, gjithashtu ka humbur edhe shiritin e kapitenit, transmeton KosovaPress.

Në garë për Xhakën është edhe klubi i tij i vjetër, Borussia Monchengladbach, mirëpo lojtari nuk është i interesuar për t’u rikthyer në Gjermani.

Pavarësisht që nuk po luan për klubin anglez, kosovari vazhdon me formën e shkëlqyer të Kombëtarja e Zvicrës.

Top Channel