Dy vëllezër nga Michigan kishin shkuar së bashku për gjueti dhe ishin vendosur në kërkim të një dreri që njëri prej vëllezërve e kishte plagosur më herët.

Ata ishin ndarë në një fushë të madhe misri për të lehtësuar kërkimin e tyre për gjetjen e drerit. Njëri prej vëllezërve mendoi se pa drerin dhe qëlloi në drejtim të tij, por shënjestra nuk ishte dreri por vëllai i tij. Kur e kuptoi çfarë kishte bërë i telefonoi ndihmës së shpejtë për ta dërguar në spital me urgjencë vëllanë.

Pas kujdesit gjendja e vëllait të plagosur u stabilizua. Policia kërkoi rrëfimin e të dy vëllezërve të cilët ishin shumë bashkëpunues me ta duke i treguar të gjithë të vërtetën e ngjarjes, pas deklaratave të tyre policia u bind se kishin të bënin me një ngjarje të kryer pa qëllime dashakeqe por gjithçka kishte qenë aksidentale.

Top Channel