Prej shume vitesh fshati Vreshtan ne Elbasan vuan mungesën e ujit te pijshëm. Situata është e njëjtë në çdo stinë, ndërsa banorëve u duhet të mbajnë ujin në krahë disa qindra metra larg.

Rreth 3 km nga Elbasani, pjesa me e madhe e ndërtimeve këtu erdhën si ndërtime informale. Tashmë zona është legalizuar, por urbanizimi duket ende larg.

Pavarësisht se tashmë ky fshat është pothuajse një lagje qyteti, mungesa e investimeve i ka bërë banorët pesimistë. Kërkesa e tyre më emergjente mbetet furnizimi me ujë të pijshëm.

Top Channel