Skuadra angleze i është bashkuar garës për sulmuesin e RB Salzburg, Erling Haaland.

Sipas mediave angleze, “topçinjtë” po dëshirojnë të forcojnë sulmin dhe 19-vjeçari shihet si sulmuesi adekuat.

Haaland këtë sezon është në formë të mrekullueshme pasi ka vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë, transmeton KosovaPress.

Real Madrid, Manchester United, Juventus, Napoli po mundohen ta transferojnë futbollistin norvegjez që ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje.

Problemi për Arsenalin është se Haaland është shumë afër transferimit te “Djajtë e Kuq”, pasi babai i tij para dy ditësh ka vizituar stërvitjen e United, gjë që ka shkaktuar spekulime të mëdha mbi transferimin e lojtarit.

Top Channel