Ambasadori Heldt prezanton ajvarin kosovar në zemër të Berlinit

20/11/2019 13:46

Ambasadori gjerman në vendin tonë, Christian Heldt, në njëzet vjetorin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë ka prezantuar ajvarin midis Berlinit.

Ai me anë të një mesazhi në Twitter, ka thënë se gjermanët duhet të hanë më shumë ajvar.
“20 vjet bashkëpunim Gjermani-Kosovë: Për një dekadë, gratë e zonja të Krushës punojnë së bashku me GIZ. Në vizitën time të fundit, u premtova që do ta rris ndërgjegjësimin për ajvarin. Dhe tani është në zemër të Berlinit. Gjermanë, hani më shumë ajvar, shëndetshëm dhe shumë i shijshëm”, ka shkruar Herld

Top Channel