Po bëhet në këto momenti gjyqi për Arbër Cekajn i cili akuzohet për përfshirjen në 613 kilogramë kokainë që u kap në portin e Durrësit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënim me 14 vite burg për Arbër Çekajn, 10 vite e tetë muaj për Donaldo Lushajn si dhe 8 vite e 8 muaj për Armando Pezakun.

Çekaj ka thënë në Gjykatë:

Unë dhe këta të tre jemi këtu se prokuroria duhet t’u thoshte italianëve se operacioni përfundoi me sukses. Që të gënjenin të huajt që prokuroria po punon e pavarur nga politika.  Na arrestuan për të fshirë një grup të strukturuar shumë të famshëm.

Nuk e dija që qenkam kaq i famshëm që kolumbianët te më bënin dhuratë kaq drogë, pse nuk e vazhduat aksionin që unë të fusja duart tek droga? Pse e ndërpretë aksionin?

Të isha kaq i zgjuar nuk do shisja banane, po do kisha makina e vila. Unë nuk e kuptoj pse doni ta çoni këtë çmenduri deri në fund për të mbrojtur persona të tjerë.

Mendoni ju se Guarda di Finanza nuk e kishte konstatuar ngarkesën? Ata e konstatuan dhe e lanë qe të shkohej te autorët dhe të zbulohej rrjeti i vërtetë.

Po si mendoni që unë i lashë një 20 vjeçari gjithë këtë investim pa u siguruar, si mund ta lija unë gjithë këtë drogë në dorë të dy të rinjve, Donaldo Lushaj jeton me qira , mirë unë që qenkam budalla dhe skam vila e luks po edhe ky?

Unë nuk jam kriminel, kur më arrestuan në gjermani bëja shaka me policët, kjo prokurori ka bërë komplot ndaj meje.

Kam qenë jam dhe do jem i pafajshëm, më gjykoni në bazë të provave e fakteve.

Top Channel