10 trajnerët më të paguar, Mourinho është i pesti

20/11/2019 22:35

Emërimi i Jose Mourinhos në krye të Tottenhamit ka bërë kurioz opinionin sportiv për pagën që do të përfitojë trajneri luzitan te londinezët, pasi historikisht ka qenë ndër më të paguarit në qarkullim.

Presidenti i “Spurs”-ave, Daniel Levy do të shpenzojë jo pak por 17.5 milionë euro në vit për Mourinhon, një shifër shumë e lartë, por që nuk e vë në majën e listës së më të paguarve luzitanin. Sipas prestigjiozes spanjollë “Marca”, “Special One” është vetëm i pesti në listë.

Të gjithë mund të mendojnë se tekniku më “I pasur” është Pep Guardiola i Manchester City-t, por nuk është kështu. Trajneri më i vlerësuar financiarisht është Diego Pablo Simeone, më plot 41 milionë euro në sezon, një shumë që është thuajse sa dyfishi i pagës së Guardiolës dhe i Ernesto Valverdes së Barcelonës.

FOTO GALERI
1/10
10 – Antonio Conte – Inter (11 milionë euro)

Top Channel