Një burrë që dyshohet të ketë qenë ndërmjetësi në vrasjen e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia është arrestuar, që përbën kështu në një hap potencialisht të madh në hetim.

Ndërmjetësi besohet të ketë lidhur personin që dyshohet për kryerjen e vrasjes së saj si dhe me ata që ndihmuan në përgatitjen e pajisjes shpërthyese të përdorur në operacion.

“Times of Malta” ka raportuar se qeveria po shqyrton faljen nëse ndërmjetësi i dyshuar mund të çojë hetuesit në atë që ishte “koka” e kësaj ngjarjeje.

Caruana Galizia, një gazetare e njohur u vra nga një bombë në makinë afër kryeqytetit Maltese Valletta në tetor 2017 – një vrasje që tronditi Evropën dhe ngriti pyetje në lidhje me sundimin e ligjit në Maltë.

Një burim policie me njohuri të drejtpërdrejtë të çështjes tha se arrestimi u bë të enjten si pjesë e një hetimi të veçantë.

I arrestuari mendohet se ka bërë deklarata që policia po kërkon t’i vërtetojë. Detektivët janë duke ndjekur një gjurmë të dyshuar parash midis ndërmjetësit të dyshuar dhe tre burrave të akuzuar për vrasjen e gazetares.

Po ashtu, më herët hetuesit në Maltë besojnë se dy nga “kriminelët më të rrezikshëm të Maltës” mund të kenë përdorur kontaktet e tyre në nëntokën shqiptare për të blerë një pjesë të bombës të përdorur për të vrarë gazetaren Daphne Caruana Galizia.

Burimet thanë që pajisja e përdorur në sulmet ndaj Bone-s dhe Caruana Galizia ishin porositur nga dy vëllezër, të cilët njihen mirë në nëntokën kriminale maltese, Alfred dhe George Degiorgio.

Ka informacione se vëllezërit kanë kontakte me krimin e organizuar në Shqipëri, dhe policia po hulumton mundësinë se ky është burimi i makinës bombë.

M.H

Top Channel