Policia në Gjilan ka arrestuar mbrëmë katër persona të dyshuar, të cilët për shkaqe ende të panjohura kanë qëlluar njëri tjetrin me armë zjarri në mes veti janë larguar me automjete nga vendngjarja.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 13 gëzhoja të fishekëve të dy llojeve kalibrash. Nga dy prej personave të dyshuar janë konfiskuar dy pistoleta dhe një fishek të cilat dyshohet se ishin përdorur në rast.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Top Channel