Suedia ka vendosur të heqë dorë nga hetimi i ngritur ndaj themeluesit të Wikileaks, Julian Assange për përdhunim.

Zëvendës kryeprokurorja, Eva-Marie Persson, e njoftoi vendimin e ndërprerjes së hetimit në një konferencë për shtyp. Lëvizja e organit suedez të akuzës vjen pas një vendimi të marrë në muajin qershor nga një gjykatë vendase që doli në përfundimin se Assange nuk duhej ndaluar.

Ai vetë i ka mohuar gjithmonë me forcë akuzat. Dy muaj më parë, Assange u dëbua nga ambasada e Ekuadorit në Londër, ku ai kishte jetuar që prej vitit 2012. Sapo vuri këmbën jashtë ndërtesës, ai u arrestua menjëherë dhe po vuan një dënim prej dënimin 50 javësh heqje lirie në burgun e Belmarshit, në jug-lindje të Londrës, për shkelje të lirimit me kusht.

Assange po lufton sakaq edhe ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku akuzohet për publikimin e dokumenteve sekrete. Ekstradimin në Suedi ndërkohë, australiani 48 vjecar kishte arritur ta shmangte për shtatë vjet falë strehimit në ambasadën e Ekuadorit në kryeqytetin britanik.

Irida Vasia

Top Channel