Në qytetin e Vlorës nuk kanë munguar investimet madhore vitet e fundit, por ato janë përqendruar kryesisht në qendër.

Lagjet periferike janë lënë në harresë bashkë me rrugët që i përshkojnë ato. edhe atje ku ka patur investime, mungon mirëmbajtja.

Rruga që të çon nga Vlora në Zvërnec është një prej tyre. Në një segment prej 2 km totalisht të amortizuar gjen gropa të mbushura me ujë në vjeshtë dhe dimër, ndërsa në verë ka vetëm pluhur.
Banorët tregojnë se në këtë rrugë kalojnë qindra turistë çdo vit pasi është i vetmi aks për të vizituar kishën e Zvërnecit dhe plazhin e Nartës.

Ndërkohë një rrugë tjetër jo më pak problematike është dhe ajo e Pusit të Mezinit që e ka daljen në autostradë.

Automjetet pësojnë defekte vetëm për shkak të një segmenti prej 1 kilometër që nuk rregullohet.

Top Channel