Data 19 Nëntor 1969 nuk harrohet nga legjenda e futbollit botëror Pele.

Pikërisht në këtë datë, ylli brazilian shënoi golin e tij të 1000 në karrierë pikërisht në sfidën e zhvilluar në mitikun Maracana mes Santosit dhe Vasco de Gamës të mbyllur me rezultatin 2-1 dhe tani ky gol është në përvjetorin e tij të 50.

Goli i 1000 i Pelesë ishte një penallti e ekzekutuar shumë bukur nga kjo legjendë e futbollit botëror i cilësuar si lojtari më i mirë në historinë e këtij sporti.

Pele është konsideruar si një hero kombëtar në Brazil teksa ndihmoi Seleçaon në fitoren e dy titujve botërorë në 1958 dhe 1962 dhe ishte vetëm 29 vjeç kur ai kaloi kufirin e 1000 golave në karrierë. Shumë studime janë kryer nëse goli i shënuar në 19 nëntorin e 1969 është apo jo goli i 1000 i Pelesë , ndërkohë që ka ende debate për numrin e saktë të golave të shënuar prej tij. D

Të dhënat jozyrtare tregojnë se Pele ka shënuar 1281 gola në 1363 ndeshje dhe këtu përfshihen edhe miqësoret e shumta të Santosit. Ndërsa sipas ëebsite-t RSSSF, Pele ka një bilanc prej 767 gola në 831 ndeshje zyrtare dhe kjo statistikë e vendos atë në vendin e 3 në klasifikimin e shënuesve më të mirë në historinë e futbollit.

Në krye është ceku Zhozef Bikan me 805 gola në 530 ndeshje, ndërsa në vendin e dytë është Romario me 772 gola në 994 ndeshje. Shumë pranë Pelesë janë edhe 2 yjet e futbollit aktual Cristiano Ronaldo me 724 gola ne 1018 ndeshje dhe Lionel Messi me 708 gola në 890 ndeshje.

Top Channel